Telegrafi

Pas dënimit të Cityt nga UEFA, Real Madridi e Atletico interesohen për Agueron

Manchester City është dënuar nga UEFA për dy vite në garat evropiane shkaku i shkeljes së rregullit financiar.

Citizens u dënuan edhe me një gjobë prej 30 milionë eurosh, e që nga kjo gjë pritet të kenë shumë pasoja.

Skuadra angleze mund t’i humbet disa lojtarë shkaku i ndëshkimit dyvjeçar, derisa sipas AS njëri ndër ta mund të jetë edhe Sergio Aguero.

Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Etihad Stadium në këtë verë, gjersa Real Madridi dhe Atletico Madridi i duan shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Dhjetë gjërat që mund të ndodhin pas dënimit dyvjeçar të Manchester Cityt nga garat evropiane

Aguero mund të kërkojë një aventurë të re, e që në të kaluarën kishte luajtur në La Liga me Los Rojiblancos.

Los Blancos thuhet se e dëshirojnë sulmuesin si mbështetje të Karim Benzemas, e në verën e këtij viti mund të realizohet një transferim i tillë. /Telegrafi/