Site icon Telegrafi

Pas deklaratave të Maradonas se Argjentina e ka ftuar Icardin vetëm për shkak të insistimit të gruas, reagon Wanda: Atij duhet t’i bëhet testi anti-doping

MILAN, ITALY - JANUARY 13: Wanda Nara and Mauro Icardi attend the Serie A match between FC Internazionale Milano and AC Chievo Verona at San Siro Stadium on January 13, 2014 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka reaguar ndaj komenteve të Diego Maradonas, i cili e ngacmoi atë dhe bashkëshortin e saj rreth ftesës nga përfaqësuesja e Argjentinës.

Legjenda argjentinase e Napoli të premten ndodhej në Rusi për shortin e Kampionatit Botëror të vitit të ardhshëm, ndërsa u tha gazetarëve se kombëtarja e tij nuk ka luajtur asnjëherë kaq keq sa po luan tash.

(Foto: Getty Images)

Ai njëherësh deklaroi se përzgjedhësi Jorge Sampaoli e ka ftuar sulmuesin e Interit vetëm për shkak të gruas së tij (e cila është njëherësh edhe agjente e lojtarit), pasi ajo e ka bezdisur me telefonata.

Lexo po ashtu Wanda pranon se ka telefonata për Icardin: Ai mendon vetëm për Interin

Wanda ka reaguar ndaj fjalëve të Maradonas duke bërë një postim në Twitter.

https://twitter.com/deboradamato/status/936773373849354241

“Do të rekomandoja një test anti-doping për evenimentet e tilla të rëndësishme (si tërheqja e shortit), sepse gjithmonë ka njerëz me mendje të mjegulluar dhe ata përpiqen t’i rrënojnë gjërat me shpifje”.

“Është thjesht një fiksim të cilin ai e ka me ne”, ka thënë gruaja e Icardit.

(Foto: Getty Images)

Në të kaluarën, Maradona kishte deklaruar se po të kishte qenë në kohën e tij, Icardin do ta kishin rrahur në zhveshtore për martesën me ish-gruan e bashkëlojtarit, në këtë rast Maxi Lopezit.

Lexo po ashtu Icardi rrëfen momentin si ia ‘mori’ gruan shokut Maxi Lopez (Foto)

Kujtojmë që Icardi dhe Maxi ishin shokë dhe Wanda ishte e martuar me Lopezin në kohën kur sulmuesi i Interit e nisi lidhjen me të. /Telegrafi/

Exit mobile version