Telegrafi

Pas deklaratave të fundit të Noizyt për të, Enca: Kam edhe unë një rrëfim për të bërë, thjeshtë më duhet pak kohë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, së fundmi publikoi një fotografi mjaft provokuese për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pozuar në pishinë, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Mos e fshih magjinë tënde, bota po të pret”.

Ndërkohë, këto ditë ajo u vu në qendër të vëmendjes së mediave edhe për faktin se reperi Noizy, që dikur ishte bashkëpunëtor i ngushtë i saj, rrëfeu në emisionin “NIN”, arsyen se pse dyshja i prishën raportet.

“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet”, tha reperi.

Lexo po ashtu Noizy flet për largimin e Encës nga grupi “OTR”: Ka qenë shumë e lodhshme

Përkundrejt këtyre deklaratave, nuk pati asnjë replikë nga Enca, deri në ditë enjte.

Së fundmi, ajo bëri një status të shkurtë në InstaStory, ku citoi se ka edhe ajo diçka për të treguar, por që tani nuk është momenti i dukur.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

“Kam një rrëfim për ta bërë, thjesht më duhet pak kohë”, shkroi Enca në InstaStory.

Duke mos etiketuar person apo ngjarje, ajo la në mënyrë të tërthortë të kuptohet se fjala ishte për Noizyn, pas deklaratave të tij të fundit, të thëna në “NIN”. /Telegrafi/