Mbrëmjen e kaluar (e hënë) gjatë ‘Prime’-it u hap një diskutim në mes asaj që kishte ndodhur me reperit Stresi dhe modeles Gresa Hoti.
Dyshja që në ditët e para të Big Brother VIP Kosova ishin patë të afërt me njëri-tjetrin së fundmi shkëputën çdo kontakt.
Marrëdhënia e dyshes zgjoi një debat të fortë mes tyre, por pas përfundimit të spektaklit ata duket se arritën në mirëkuptim.
Ishte Stresi ai që i ka kërkuar falje modeles gjatë diskutimit madje në fund edhe i ka dhuruar një përqafim asaj.
“Gresë unë të kërkoj falje nuk kam pas qëllim me ty asgjë, nuk desha të flas në emision sepse do të dukem sikur e bëj për famë, po të betohem në nënën time e kam më të shtrenjtën që nuk kam pas asgjë me ty, nuk desha të kërkoj falje në emision se i bie për famë, unë të kërkoj falje”, ka thënë Stresi i cili më pas e përqafoj modelen.
Më pas Gresa u shpreh se i vjen keq që kanë prishur raportet pasi Stresin e don si person.
Kujtojmë që ditë më parë ata patën edhe një darkë që u konsiderua shumë romantike që të jetë vetëm shoqëror.
Në anën tjetër, pas përplasjeve me Stresin, Gresa po shihet e afërt edhe me banorin tjetër, Andi Artanin. /Telegrafi/