Liderët politikë të vendeve të Ballkanit, për herë të parë pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, do të takohen në Paris me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Austrisë dhe vendeve të tjera.
Kjo do të jetë konferenca e tretë për Ballkanin Perëndimor pas takimit të Berlinit dhe Vjenës, transmeton KosovaPress.
Qëllim i këtij samiti, që vie vetëm pak ditë pas referendumit të Britanisë për dalje nga BE, është afrimi i vendeve të Ballkanit me unionin.
Gjatë punimeve të samitit do të bëhet vlerësimi i progresit të arritur në projektet e deritanishme si dhe priten të ndërmerren nisma për projekte të reja në mbështetje të vendeve Ballkanike. Ndër temat e samitit do të jenë edhe avancimi i bashkëpunimit mes shteteve në rajon, fuqizimi i ekonomisë dhe bashkëpunimi ndërmjet të rinjve.