Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha premtoi se do të ketë një “aksion mbarëpopullor” deri në krijimin e qeverisë teknike që, sipas tij, është “kusht themelor për një proces zgjedhor të drejtë”.
“Aksioni i opozitës do të vazhdojë deri në krijimin e qeverisë teknike. Kusht themelor për një proces zgjedhor të drejtë, është krijimi i qeverisë teknike. Nuk ka zgjedhje të drejta me Edi Ramën”, tha Berisha.
Kur u pyet nga A2 se si do të i imponohet opozita Edi Ramës për të plotësuar këtë kusht, Berisha u përgjigj: “Me një revoltë të përgjithshme që synon t’i kthejë shqiptarëve votën e lirë. Synohet aksion mbarëpopullor”.
Në fund, Berisha theksoi se komunikimi me pjesën tjetër të partisë është “non stop” dhe nënvizoi se ka pasur komunikim me “të gjithë aleatët, pa përjashtim”. /Telegrafi/