Telegrafi

Pas daljes nga BBVK, Blero publikon foto përkrah të dashurës

Këngëtari Blero mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova.

Por, pas 54 ditësh rrugëtim në shtëpinë e famshme ai gjatë spektaklit të së premtës vendosi të largohej.

Ai tha se për të ishte e pamundur të vazhdonte këtë aventurë dhe se më e rëndësishme është shëndeti i tij.

Dhe menjëherë pas daljes, Blero ka udhëtuar jashtë Kosovës për të vizituar partneren e tij në Gjermani.

Autori i “Fotografia” ka publikuar një foto përkrah të dashurisë, të cilës u kujdes të mos ia zbulonte fytyrën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Blero

“Beb, më në fund”, ka shkruar Blero në mbishkrimin e imazhit. /Telegrafi/