Telegrafi

Pas Cancelos dhe Kulusevskit, a do të bëhet Dybala lojtari tjetër që Juventusi do të pendohet për largimin e tij?

Paulo Dybala do t’i japë fund qëndrimit të tij shtatëvjeçar në Torino këtë verë pasi Juventusi vendosi të mos rinovojë kontratën e tij, që do të thotë se ka një shans që ai të shkëlqejë diku tjetër, duke u kthyer një tjetër keqardhje për ‘Zonjën e Vjetër’.

Joao Cancelo kaloi një vit me Bianconerët në sezonin 2018-19 përpara se t’i bashkohej Manchester Cityt të Pep Guardiolas.

Në Torino, shumë e konsideruan atë si të përqendruar më shumë në sulm dhe jokonsistent, diçka që Guardiola nuk e kishte marr parasysh.

Mbrojtësi portugez është kthyer në një nga mbrojtësit më emocionues në Ligën Premier, duke i lënë Juventusin një shije të hidhur për largimin e tij.

Një histori e ngjashme duket se po zhvillohet edhe me Dejan Kulusevski. Suedezi luante rrallë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit këtë sezon dhe largimi i tij nga Zonja e Vjetër në janar ishte mjaft i nënvlerësuar, me shumë që mendonin se Bianconerët fituan me marrëveshjen e bërë me Tottenham.

Që nga ardhja e tij në Londrën Veriore, ish-lojtari i Atalantas ka shënuar tre gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 13 paraqitje, duke u bërë shpejt një lojtar i pëlqyer i tifozëve për vrapimet e tij të shumta dhe aftësinë krijuese.

Duke qenë se Dybala do të largohet falas pas disa muajsh, ka një shans që ai të kthehet në formën më të mirë diku tjetër.

Ai do të bënte që Juventusi të pendohej edhe për një largim tjetër. /Telegrafi/