Interi është duke e monitoruar nga afër situatën e Franck Kessie te Milani dhe mund të bëjë ofertë për shërbimet e tij.
Ylli nga Bregu i Fildishtë ka kontratë me Rossonerët deri në qershor të vitit 2022, ndërsa pas humbjes së Gianluigi Donnarumma e Hakan Calhanoglu, klubi italian e ka bërë prioritet nënshkrimin me mesfushorin.
Sipas Tuttosport, ish-futbollisti i Atalantas është në bisedime me Milanin, mirëpo akoma nuk ka arritur marrëveshje.
Në ndërkohë, gazeta njofton se ka dallim të madh ndërmjet ofertës dhe kërkesës, derisa kuqezinjtë i kanë ofruar Kessiet pagë vjetore prej 3.8 milionë eurosh (derisa aktualisht ai përfiton 2.2 milionë euro në sezon).
Agjenti i lojtarit thuhet të ketë kërkuar gjashtë milionë euro në vit, ashtu që Interi po e monitoron situatën e 24-vjeçarit.
Në rast se Milani dështon në rinovimin e kontratës, atëherë Nerazzurrët mund të ndërhyjnë ashtu siç bënë me Calhanoglun. /Telegrafi/