Sulmi me raketa i kryer nga ushtria ruse mbi një qendër tregtare në Ukrainë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, e ka cilësuar si vazhdimësi e vargut të mizorive që po bëhen në këtë vend.
Në një postim në Twitter, Sekretari amerikan ka shkruar se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën dhe të ndalin Rusinë, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për këto mizori”, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, ka bërë të ditur se KB-ja është e shqetësuar për intensifikimin e luftimeve në Ukrainë dhe sulmin mbi qendrën tregtare.
Deri më tani janë konfirmuar mbi 10 të vdekur dhe 40 të lënduar. Sulmi ndodhi mbi qendrën tregtare, ku në ato momente gjendeshin mbi 1.000 civilë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar pamjet e pasojave të këtij sulmi, ku gjithçka ishte përfshirë nga zjarri dhe tymi i zi.
Madje ai theksoi se qendra tregtare nuk është baza ushtarake, dhe nuk përbën rrezik për ushtrinë ruse – dëshmi kjo se Moska nuk po zgjedh objektivat në Ukrainë. /Telegrafi/
The world is horrified by Russia’s missile strike today, which hit a crowded Ukrainian shopping mall — the latest in a string of atrocities. We will continue to support our Ukrainian partners and hold Russia, including those responsible for atrocities, to account.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) June 27, 2022