Barcelona nuk është skuadra e vetme që ka shfaqur interesim për Miralem Pjanicin.
Sipas Corriere dello Sport, për boshnjakun ka shfaqur interesim edhe Chelsea.
Blutë janë duke monitoruar çdo gjë më kujdes pasi ai shikohet i nevojshëm edhe për Antonio Conten, edhe për Maurizio Sarrin nëse bëhet trajner.
Ndërsa te skuadra katalunase i do ishte zëvendësim perfekt i Andres Iniestas.
Zonja e Vjetër e vlerëson lojtarin me rreth 80 milionë euro, por me shumë mundësi ky çmim do ulet.
Pjanic ka kontratë me kampionët aktual të Serie A deri në qershor të 2021.
Juve e bleu atë në vitin 2016 nga Roma, duke e paguar klauzolën 32 milionëshe.
Në sezonin e fundit 28-vjeçari shënoi shtatë gola dhe asistoi 14 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uvAMQIwtWcE