Telegrafi

Pas asistimit, Edon Zhegrova shënon gol të bukur ndaj Young Boysit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen e Baselit ndaj Young Boysit.

Baseli është duke luajtur në shtëpi ndaj kampionit aktual, Young Boysit, në takimin e vlefshëm për javën e 16-të.

Në pjesën e parë vendasit arritën të shënojnë dy gola të shpejt, ku i pari në minutën e gjashtë erdhi pas një veprimi fantastik dhe asistimit të Zhegrovës.

Lexo po ashtu Edon Zhegrova bën një driblim fantastik dhe asiston tek goli i Baselit ndaj Young Boysit

Ylli i Kosovës, vazhdoi shkëlqimin edhe në pjesën e dytë duke gjetur shpejt edhe rrjetën.

Zhegrova shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës në minutën e 48-të të ndeshjes duke quar epërsinë e Baselit në 3-0.

Ky gol i sulmuesit të Dardanëve erdhi falë asistimit të Luca Zuffi.

Me këtë gol, Zhegrova shkon në kuotën e dy golave dhe dy asistime këtë sezon në Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/