Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen e Baselit ndaj Young Boysit.
Baseli është duke luajtur në shtëpi ndaj kampionit aktual, Young Boysit, në takimin e vlefshëm për javën e 16-të.
Në pjesën e parë vendasit arritën të shënojnë dy gola të shpejt, ku i pari në minutën e gjashtë erdhi pas një veprimi fantastik dhe asistimit të Zhegrovës.
Ylli i Kosovës, vazhdoi shkëlqimin edhe në pjesën e dytë duke gjetur shpejt edhe rrjetën.
Zhegrova shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës në minutën e 48-të të ndeshjes duke quar epërsinë e Baselit në 3-0.
48’ | 3-0 | GOOOOOAAAAAAL BASEL! ZHEGROVA SCORES! #FCBasel1893 #zämmestark #FCBYB pic.twitter.com/IlY2BaTD4A
— FC Basel 1893 🇬🇧 (@FC_Basel_en) December 1, 2019
Ky gol i sulmuesit të Dardanëve erdhi falë asistimit të Luca Zuffi.
Me këtë gol, Zhegrova shkon në kuotën e dy golave dhe dy asistime këtë sezon në Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/