Telegrafi

Pas arritjes së marrëveshjes, Alonso shkon te Chelsea për testet mjekësore

Mbrojtësi i Fiorentinas, Marcos Alonso, pritet të udhëtojë për në Londër që t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Chelsea.

Sky Sport Italia tashmë ka njoftuar se dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit për 27 milionë euro.

Lexoni të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Dhe tani, Sky Sports UK bën të ditur se lojtari këtë mbrëmje (e martë) do të arrijë në Londër për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Alonso është mbrojtës i majtë, por mund të luajë edhe në qendër ose në një rol më të avancuar në krahun e majtë.

Spanjolli tashmë ka përvojë në Ligën Premier, pasi ka luajtur te Boltoni dhe Sunderlandi. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Chelsea i gatshëm të paguajë çmimin e Alonsos