Trajneri i Shakhtar Donetskut, Roberto De Zerbi dhe stafi i tij, tashmë kanë arritur në Itali.
Strategu italian kishte shkuar në Kiev përmes Turqisë, pasi skuadra e tij po përgatitej për pjesën tjetër të sezonit pas pushimit dimëror.
Mirëpo, pas sulmeve ruse ndaj Ukrainës, kampionati u pezullua, ndërsa De Zerbi dhe stafi i tij i përjetuan ditët e para të sulmeve në kryeqytetin ukrainas.
Italiani fillimisht refuzoi të largohej edhe pse iu dha në dy raste mundësia, sepse nuk dëshironte t’i braktiste futbollistët e tij.
Ish-mesfushori ka arritur në Itali përmes Hungarisë dhe pas arritjes në aeroportin e Bergamos ka folur për Sky Sport Italia.
🇺🇦 "Glory to Ukraine!" Address by Roberto De Zerbi and his coaching staff 🇮🇹#Україна #Ukraine #StandWithUkraine pic.twitter.com/48dvQwMOR6
— FC SHAKHTAR ENGLISH (@FCShakhtar_eng) February 28, 2022
“Jemi në shtëpi, jemi të gëzuar, sepse jemi kthyer te familjet tona, por nuk do të jemi vërtet të lumtur derisa populli i Ukrainës të jetë i lirë.
“U larguam shpejt nga hoteli duke arritur në stacionin që ishte afër, në këmbë. Udhëtimi me tren zgjati nëntë orë. Pastaj morëm një autobus për në Budapest, ku u nisëm me aeroplan”.
“Lufta duhet ndalur tash. Askush nuk ka pritur një sulm të tillë në Ukrainë… Në asnjë moment nuk kisha frikë se nuk mund të kthehesha në shtëpi dhe e falënderoj (presidentin e UEFA-s) Aleksander Ceferin për mbështetjen e tij”.
“Ai ishte i jashtëzakonshëm. E përcolli udhëtimin tonë hap pas hapi dhe u soll si një njeri i madh. Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, po ashtu na ka ndihmuar shumë dhe ishte shumë miqësor”.
“Na vjen vërtet keq për popullin e Ukrainës, i cili po u jep një leksion të madh vendeve perëndimore për sa i përket krenarisë, dinjitetit dhe ndjenjës së përkatësisë”, ka deklaruar De Zerbi. /Telegrafi/