Kanye West ka larguar nga Instagrami i tij të gjitha postimet që kanë të bëjnë me Kim Kardashian dhe fëmijët e tyre.
Pasi kaloi ditët e fundit duke akuzuar ish-gruan e tij për ‘rrëmbimin’ e vajzës së tyre Çikago, publikimin e videove me North në TikTok kundër “vullnetit” të tij dhe shumë debate tjera, stilisti i modës ‘Yeezy’ fshiu të gjitha akuzat dhe la vetëm postime që kishin të bënin me karrierën dhe projektet e tij.
Vendimi për të fshirë postimet akuzuese – të cilat gjithashtu pretendonin se Kardashian, 41-vjeç, besonte se i bëri “një goditje” – erdhi pasi një video në mediat sociale ku shihet West, 44-vjeçar, duke kaluar kohë me tre nga katër fëmijët e tij pa asnjë lloj shoqëruesi.
Reperi i “Monster” mori Saint, Chicago dhe Psalm në eventin e tij dhe të Jason Lee të quajtur “The Future Brunch”, shkruan PageSix.
Duket se lufta publike e West me themeluesin e ‘Skims’ ka përfunduar tani për tani, megjithëse ajo nuk ka folur për pretendimet e West që kur ai e sulmoi për herë të parë për vendosjen e vajzës së tyre më të madhe në TikTok.
“Nevoja e vazhdueshme e Kanye për të më sulmuar mua në intervista dhe në mediat sociale është në fakt më e dëmshme se çdo TikTok North mund të krijojë”, shkroi Kardashian në deklaratën e ashpër të shpërndarë në mediat sociale.
“Si prind që është kujdestari kryesor për fëmijët tanë, unë po bëj çmos për të mbrojtur vajzën tonë duke e lejuar gjithashtu që të shprehë kreativitetin e saj në mediumin që dëshiron me mbikëqyrjen e të rriturve – sepse kjo i sjell lumturinë”, thuhej tutje në reagim.
Deklarata vetëm sa e zemëroi më tej reperin e “Donda”, i cili më pas e sulmoi atë për pretendimin se ajo ishte “kujdestarja kryesore” dhe pretendoi gjoja se Kim e detyroi t’i nënshtrohej testit të drogës. /Telegrafi/