Site icon Telegrafi

Pas akuzave që ia shkatërruan karrierën, Kevin Spacey rikthehet në xhirime

(Foto: Britannica)

Aktori Kevin Spacey është parë duke xhiruar një film të ri, ndërsa ky është vetëm roli i dytë pasi u përball me akuza të shumta për ngacmim seksual. Ylli hollivudian i ka nisur xhirimet e filmit “Peter Five Eight” në Kaliforni.

I rrethuar nga kolegët e produksionit, ai kishte ndezur një cigare, teksa ishte i veshur me pantallona dhe një pallto leshi, me një buzëqeshje në fytyrë, gjatë pushimit të xhirimeve.

Regjisori dhe skenaristi i filmit është Michael Zaiko Hall, i njohur për filmat, si “Cars 3” dhe “Incredibles 2”, megjithëse ende asgjë nuk dihet për komplotin e filmit.

(Foto: TMZ)

Akuzat në lidhje me skandalet për shkak të abuzimit të pretenduar seksual të më shumë se njëzet të rinjve kundër Spacey, filluan në vitin 2017. Më pas, ai u akuzua gjithashtu për sulm të pahijshëm në një incident me një adoleshent 14 vjeçar.

Lexo po ashtu Kevin Spacey paditet nga aktori Anthony Rapp për sulm seksual

Asokohe, Spacey u deklarua i pafajshëm dhe akuzat për abuzim seksual u hoqën në vitin 2019, kur ai ngriti një kundërpadi, duke thënë se pretendimet ishin “të ekzagjeruara”. Deri më tani, aktori i ka mohuar fuqishëm akuzat për abuzim seksual që janë bërë kundër tij.

(Foto: TMZ)

Pretendimet e shumta për sulme seksuale shkatërruan karrierën e tij, ndërsa 62-vjeçari humbi rolin kryesor në serinë e Netflix, “House of Cards” dhe më vonë u hoq nga filmi “All the Money in the World”. /Telegrafi/

Exit mobile version