Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka vizituar sot Ukrainiën.
Do të konsiderohej vizitë e zakonshme, po të mos detyrohej të qëndrojnë për një orë e gjysmë në një strehimore pas aktivizimit të alarmit për sulme ajrore, transmeton Telegrafi.
Steinmeier po bisedonte me banorët lokal në qytezën e Koryukvika të rajonit të Chernihivit, kur u aktivizuan sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore.
Kujtojmë që Ukrainën që nga fillimi i luftës e kanë vizituar shumë liderë të vendeve perëndimore, që haptazi kanë shprehur gatishmëri që ta ndihmojnë këtë vend.
Në mesin e liderëve që më shumti e vizituan Ukrainën është ish-kryeministri britanik Boris Johnson, i cili është filmuar duke shëtitur rrugëve të Kievit së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
E këto vizita janë një lloj solidarizimi me popullin ukrainas që po përballet me agresionin rus, ku me vendim të presidentit rus Vladimir Putin, filloi pushtimi i këtij vendi, por që deri më tani Moska nuk ia ka arritur qëllimit. /Telegrafi/
The President of #Germany spent an hour and a half in a bomb shelter today during his visit to #Ukraine. The air raid alert was announced when Frank-Walter Steinmeier spoke with local residents in the town of Koryukivka, Chernihiv region. pic.twitter.com/WBlSXS8K5e
— NEXTA (@nexta_tv) October 25, 2022