Telegrafi

Pas Afronës, Blero nis pushimet në Itali me të dashurën e re

Blogerja Afrona Dika gjatë këtyre ditëve ka qenë në vëmendje të mediave e shtypit rozë.

Kjo pasi nisi pushimet e para me partnerin e saj të ri, të cilin po ashtu e prezantoi edhe në rrjete sociale.

Çifti i ri përmes Instagramit treguan se po shijojnë pushimet në Bodrum të Turqisë.

Nuk vonoi edhe aq kur Blero shpërndau disa imazhe në rrjete sociale, me anë të të cilave zbuloi se ka nisur pushimet me partneren e re në Itali.

Lexo po ashtu Pas ndarjes nga Blero, Afrona Dika prezanton të dashurin e ri

I njëjti në një imazh të ndarë në InstaStory bëri me dije gjithashtu se është me të dashurën e re.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo duket si një ‘garë’ në mes të ish-çiftit, meqë po bëjnë të njëjtat gjëra në kohë të njëjtë.

Afrona gjatë një interviste tha se është shumë e lumtur me partnerin e ri, që në bazë të asaj që ka deklaruar nuk është shqiptar. /Telegrafi/