Dy ikonat e bukurisë kosovare, Afërdita Paçarada dhe Diellza Kolgeci, duket se i dhanë fund miqësisë së tyre.
Miqësia mes tyre ishte aq ikonike dhe e përfolur në showbiz.
Shoqeria mes Afërdita Paqarades dhe Diellza Kolgecit mbijetoi për shumë e shumë vite.
E ndonëse mund ta kenë kaluar sfidën më të madhe, atë të kohës, ikonat e bukurisë nuk kanë mbetur shoqe të përjeshtme, ka zbuluar Prive.
Kjo është parë edhe ne rrjete sociale, pasi bukuroshet bnuk e kanë njëra-tjetrën në listën e personave që ndjekin.
Për më tepër pas shumë kohësh, edhe organizimi i Ballos Shqiptare, aktivitet ky i përvjetshëm, nuk do të bëhet nga dy miset.
Balloja që po zhvillohet në këto momente, në një nga hotelet e kryqytetit është organizuar vetëm nga Diellza, duke e qartësuar që i kanë ndarë rrugët, transmeton Prive. /Telegrafi/