Luiz Ejlli është brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania që 126 ditë.
Në këtë natë speciale, një javë para finales, ai u befasua nga nëna e tij – e cila erdhi për vizitë nga New Yorku.
Nëna e Luizit i tha atij që në këtë javë të fundit që ka mbetur duhet të bëjë vetëm humor brenda në shtëpi me të gjithë banorët.
Ajo tha se konkurrentët duhet të kalojnë të gjithë shumë mirë.
Luizi nga ana tjetër i tha Arbanës se tani e humbi Big Brotherin, pasi u përfshi në shumë emocione kur takoi të ëmën.
Artisti theksoi që dëshira e tij është që nëna e tij të mos punojë më, por të qëndrojë në shtëpi me të dhe Kiarën.
Befasia iu bë Luizit pasi ai tregoi ‘Linjën e Jetës’, rrëfeu jetën dhe të kaluarën.
I njëjti zbuloi shumë gjëra, përfshirë momentin kur humbi të atin dhe arsyen që iu desh të largohej nga muzika. /Telegrafi/