Telegrafi

Partnerja e Cricket është shtatzënë, çifti në pritje të fëmijës së parë

Donat Prelvukaj- Cricket (Foto: Instagram/cricket.music)

Producenti i shumë hiteve në estradën shqiptare, është padyshim Donat Prelvukaj, i njohur ndryshe si Cricket.

Ai qe një kohë të gjatë merret me muzikë, por së fundmi jemi mësuar ta shohim edhe në instrumentalin e këngëve të reperes Tayna.

Cricket nuk është edhe shumë aktiv në intervista, por në rrjete sociale ai ndan projektet e tij muzikore.

Së fundmi përmes një fotografie të ndarë, producenti ka bërë të ditur se partnerja e tij, Ilirida Gashi dhe ai janë në pritje të fëmijës së tij të parë.

“Të jesh gruaja ime është dhurata më e mirë që kam pasur, por të jesh nëna e fëmijëve të mi është bekim. Të dua”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Dyshja shihen të përqafuar në imazh, teksa bashkëshortja e tij shkëlqen në një fustan me ngjyrë të bardhë.

Cricket së fundmi ka bashkëpunuar me këngëtaren shqiptare Dafina Zeqiri, duke sjellë hitin “Një herë në jetë”. /Telegrafi/