Site icon Telegrafi

Partneri i Fjolla Morinës publikon imazhe nga vaska, festa e çiftit për Ditën e të Dashuruarve

(Foto: Instagram/fisnik.sylaa/fjolla.morina)

Fjolla Morina dhe partneri i saj, Fisnik Syla, e kanë shijuar në maksimum Ditën e të Dashuruarve.

Ditë më parë, këngëtarja kishte postuar disa fotografi nga befasia që i kishte bërë partneri për festën e Shën Valentinit.

Ndërsa kësaj radhe ka qenë Fisniku, ai që ka shpërndarë disa imazhe në InstaStory nga argëtimi i çiftit.

(Foto: Instagram/fisnik.sylaa/fjolla.morina)

Në njërën nga fotografitë që e ka shpërndarë edhe Fjolla, ai shihet në vaskë, derisa përballë tij është këngëtarja.

Lexo po ashtu Fjolla Morina tërheq vëmendjen me imazhin krah bashkëshortit

“Ka vetëm një lumturi në jetë: të duash dhe të të duan. Faleminderit dashuria ime për këtë befasi të bukur”, kishte shkruar Fjolla ditë më parë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/fisnik.sylaa/fjolla.morina)
Exit mobile version