Telegrafi

Partneret e futbollistëve anglezë do t’i shoqërojnë ata në Rusi (Foto)

Vendimi i fundit i trajnerit të kombëtares angleze i ka gëzuar jo vetëm futbollistët, por edhe gratë apo të dashurat e tyre.

Në Kampionatin Botëror që u luajt në Afrikë në vitin 2010, Fabio Capello nuk i lejoi gratë e futbollistëve që t’i shoqëronin bashkëshortët e tyre teksa ata do të luanin për kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik, duke i cilësuar ato si shpërqendrim për lojtarët e tij.

E prej atij momenti, bashkëshortet e futbollistëve janë në ankth nëse do të lejohen apo jo që t’i ndjekin nga afër burrat e tyre teksa ata luajnë.

E teksa për Capellon ato ishin një shpërqendrim, për Gareth Southgate kjo nuk përbën asnjë problem.

“Unë do t’i inkurajoj familjet që të vijnë dhe të shohin lojtarët pas ndeshjeve”, është përgjigjur Southgate, kur është pyetur se cili do të ishte qëndrimi i tij për këtë çështje.

Përfaqësuesja e Anglisë bën gara në Grupin F të zonës evropiane dhe kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar Tre Luanët e kryesojnë grupin me 20 pikë.

Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’ zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik 2018.

Më poshtë jua sjellim disa prej partnereve të futbollistëve dhe ish-futbollistëve të njohur, jo vetëm atyre anglezë. /TopChannel/Telegrafi/