Asnjë prej kompanive të cilat kanë bashkëpunuar me Facebookun lidhur me kriptovalutën Libra, nuk kanë dhënë ende asnjë mbështetje financiare.
Facebook lajmëroi në muajin qershor se bashkëthemeluesit duhet të jepnin 10 milionë dollarë secili, por deri më sot asnjë marrëveshje nuk është konkretizuar, përcjell Telegrafi.
Ngritur nga Facebook për të mbikëqyrur kriptovalutën, Libra Association zyrtarisht u themelua më 14 tetor pak ditë pasi disa firma të profilit të lartë si MasterCard, Visa dhe PayPal e braktisën atë.
Facebook thotë se ndikimi në rrjetin social është e kufizuar dhe 20 anëtarët e tjerë janë të barabartë me rrjetin social në vendimmarrje.
Themeluesi dhe shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg tha përpara Kongresit amerikan se Facebook nuk do të lëshoj në përdorim kriptovalutën në asnjë vend të botës ku rregullatorët nuk janë të kënaqur.
Por shtoi se, “nëse ne nuk ndikojmë, udhëheqja financiare nuk është i garantuar për Amerikën”. /Telegrafi/