Telegrafi

Parlamenti rus miraton përdorimin e forcës ushtarake jashtë shtetit

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë, i ka dhënë leje presidentit Vladimir Putin që të përdorë forcën ushtarake jashtë vendit.

Siç raporton AP, kjo vetëm sa do t’i jepte pretekst Rusisë që të fillojë sulmet mbi Ukrainë, pasi një gjë të tillë e kanë thënë edhe autoritetet amerikane – duke theksuar se pushtimi mund të ndodhë në çdo moment, transmeton Telegrafi.

Presidenti rus i kishte kërkuar Dhomës së Lartë të Parlamentit leje, që të përdoret forca ushtarake jashtë Rusisë.

E shumë liderë evropianë gjatë ditës së sotme kanë deklaruar se trupat ruse janë futur në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, pasi Putini njohu pavarësinë e tyre.

Letra e Putinit dërguar Dhomës së Lartë të Parlamentit, vetëm sa do të formalizojë zbarkimin ushtarak rusë në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës. /Telegrafi/