Presidenti i Ukrainës po qëndron për një vizitë zyrtare në shtetin gjerman.
Me këtë rast, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim në Bundestag duke pohuar se luftën nuk do t’ia lëmë pasardhësve.
“Ne nuk do ta lëmë këtë luftë si trashëgimi pas nesh. Ne do ta përfundojmë këtë luftë. Ne do ta përfundojmë atë sipas kushteve tona”, theksoi ai.
”
Theksojmë se përfaqësuesit e partisë Alternativa për Gjermaninë kanë munguar gjatë fjalimit të presidentit ukrainas.
Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Gjermania braktisi pozicionin e saj tradicional të pacifizmit dhe u bë furnizuesi i dytë më i madh i pajisjeve ushtarake në Kiev pas Shteteve të Bashkuara.
Zelensky më pas do të shkojë në Zvicër për të marrë pjesë në një konferencë për arritjen e paqes në Ukrainë, ku do të marrin pjesë 90 vende dhe organizata, megjithëse Rusia nuk ishte e ftuar dhe Kina nuk do të marrë pjesë. /Telegrafi/
German parliament gave Zelenskyy a standing ovation
The President of Ukraine made a speech in the Bundestag:
“We will not leave this war as a legacy after us. We will end this war. We will end it on our own terms,” Zelenskyy emphasized.
Curiously, representatives of the… pic.twitter.com/7GVTE9OQMi
— NEXTA (@nexta_tv) June 11, 2024