Parlamenti Evropian (PE) miratoi sot një rezolutë që dënon “përpjekjet e qëllimshme dhe sistematike” të Hungarisë për të minuar vlerat e Bashkimit Evropian (BE).
PE shprehu shqetësimin me faktin se presidencën e ardhshme të Unionit do ta merr shteti hungarez në vitin 2024.
Në rezolutën e miratuar me 442 vota “pro”, 144 “kundër” dhe 33 abstenime, ligjvënësit e BE-së vunë në pikëpyetje besueshmërinë e Hungarisë për të përmbushur rolin e presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian në gjysmën e dytë të 2024-s.
Anëtarët e Parlamentit Evropian theksuan rëndësinë e rolit të kryetarit të Këshillit në “përmirësimin e punës së Këshillit në legjislacionin e BE-së, sigurimin e vazhdimësisë së agjendës së BE-së dhe përfaqësimin e Këshillit në marrëdhëniet me institucionet e tjera të BE-së”.
Parlamenti Evropian “ngre pyetjen se si Hungaria do të jetë në gjendje të përmbushë me besueshmëri këtë detyrë në vitin 2024, duke pasur parasysh mospërputhjen e saj me ligjin dhe vlerat evropiane, si dhe parimin e bashkëpunimit të sinqertë”, thuhet në rezolutë.
Lawbreakers have no place at the EU’s top table… least of all to preside over it.
The European Parliament votes to stop Hungary’s EU presidency, and will definitely take away Orbán’s moment in the spotlights.
Who’s with us?!
👍🏻👎🏻 pic.twitter.com/DxfvEpcPR6
— Guy Verhofstadt (@guyverhofstadt) June 1, 2023
Prandaj, eurodeputetët i kërkojnë Këshillit të BE-së “të gjejë një zgjidhje të përshtatshme sa më shpejt të jetë e mundur” dhe vërejnë se PE “mund të marrë masat e duhura nëse një zgjidhje e tillë nuk gjendet”.
Ligjvënësit evropianë shprehin gjithashtu shqetësimin për situatën në të cilën vlerat evropiane në Hungari vazhdojnë të shemben, pavarësisht aktivizimit të nenit 7 të Kushtetutës së BE-së kundër atij vendi.
Rezoluta e miratuar dënon “fushatat komunikuese të qeverisë kundër BE-së”, për të cilat PE tha se janë “pjesë e strategjisë së qeverisë për të larguar vëmendjen nga mospërputhja e saj me vlerat e përfshira në nenin 2 të Kushtetutës së BE-së dhe korrupsionin e saj sistemik”.
Dokumenti tërheq vëmendjen për “raportet e metodave të frikësimit, të tilla si vizitat e policisë sekrete në zyrat e disa kompanive dhe forma të tjera presioni të përdorura nga persona të caktuar të njohur si të lidhur me rrethin e ngushtë ose zyrën e kryeministrit Victor Orban”.
Pretendohet se këto kërcënime kishin për qëllim “vënien nën kontrollin e tyre të atyre pjesëve të industrisë hungareze që konsiderohen të një rëndësie strategjike”.
Parlamenti Evropian shprehu gjithashtu shqetësim për fondet e ngrira të BE-së dhe vonesën e reformave përkatëse në Hungari. /Telegrafi/