Telegrafi

Parlamenti britanik mbyll llogaritë në TikTok, disa deputetë kanë frikë për sigurinë e të dhënave

Parlamenti britanik ka mbyllur profilin eksperimental në TikTok, i cili kishte për qëllim të tërheqë një audiencë më të re, pasi disa deputetë ngritën shqetësime për sigurinë e të dhënave të postuara në rrjetin social, i cili është në pronësi të një kompanie me bazë në Kinë.

“Bazuar në reagimet e anëtarëve të ‘parlamentit’, ne po mbyllim profilin pilot TikTok të parlamentit më herët se sa ishte planifikuar”, tha një zëdhënës i institucionit.

Profili është krijuar për të rritur interesimin e një audiencë më të re rreth punës së parlamentit, por tani përmbajtja është hequr. ByteDance, kompania që zotëron TikTok, është e bazuar në Kinë.

“Mundësia që regjimi i Presidentit Xi Jinping të ketë qasje në informacionin personal të fëmijëve tanë është një shqetësim i madh”, shkruan ata.

Një nga drejtuesit e atij rrjeti social në Evropë, Theo Bertham, tha në korrik se TikTok nuk i ishte kërkuar asnjëherë që t’i dorëzonte të dhënat për përdoruesit e tij qeverisë kineze dhe se rrjeti nuk do të vepronte sipas kësaj kërkese.

Një zëdhënëse e TikTok shprehu zhgënjimin që parlamentit po i hiqej mundësia për të “lidhur me miliona përdorues që përdorin TikTok në Britani” dhe i sugjeroi asaj t’u shpjegonte deputetëve çdo paqartësi. /Telegrafi/