Telegrafi

Parker dhe Wilder thumbojnë Joshuan para një meçi të mundshëm, nuk mungon edhe përgjigjja e AJ

Anthony Joshua triumfoi në Cardiff ndaj Carlos Takam dhe kështu mbrojti titujt IBF dhe WBA.

Pas fitores me nokaut teknik në rundin e dhjetë, e gjithë bota e boksit po flet për kundërshtarët e mundshëm të britanikut.

Lexo po ashtu Fytyra e Carlos Takam pas meçit ndaj Joshuas (Foto)

Dy më favoritët për këtë janë Josep Parker dhe Doentay Wilder, të cilët normalisht që dhanë komentet e tyre për një përballje të mundshme.

“Aq më shumë e shikoj, aq më shumë dua të luftojë me atë. Po pres që ata të na bëjnë një ofertë. Sa më shumë që e shikoj dhe mendoj për atë them me vete ‘nëse luftoj me këtë djalë do ta nokautoj’”.

“Mendoj se është boksier mesatar, paksa robotik”, ka thënë Joseph Parker.

“Bombarduesi i Bronztë” me padurim po pret përballjen me Joshuan

Ndërsa për një meç të mundshëm ka folur edhe Doentay Wilder, i cili ka thënë:

“ Joshua ka probleme në qëndrueshmëri, gjithë ata muskuj mund të jenë të rëndë. Nuk shoh ndonjë diferencë të madhe mes meje dhe ndonjë boksieri tjetër. pse ai të mos përballet me mua. Dua të jem më i miri në botë”.

Lexo po ashtu Gjashtë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas pas triumfit ndaj Takam (Video)

Por, AJ ka treguar se nuk ka frikë nga asnjëherë dhe se ka problem fare përballjet me asnjërin.

“Dua dy rripa tjerë, ska rëndësi a është Wilder apo Parker i pari”, ka thënë Joshua. /Telegrafi/

Mos keni frikë, është Wilder (Bombarduesi i Bronztë)