E shtuna në botën e sportit, posaçërisht në atë të boksit është e rezervuar e gjitha për përballjen Anthony Joshua dhe Joseph Parker.
Dyshja kanë mbërritur tashmë në stadiumin Principality në Cardiff, ku edhe do të zhvillohet meçi.
I pari që mbërri ishte Parker, i cili është kampion aktual i WBO-së.
Pak minuta pas boksierit nga Zelanda e Re erdhi dhe Joshua, i cili mbron titujt WBA dhe IBF, por me qëllimin për të marrë dhe atë të Perkerit.
Britaniku ishte shumë i qetë, por edhe i mirë me të gjithë.
Ai përshëndeti të gjithë ata që i kishte para, nga policët e deri te sigurimi dhe nuk përtoi të luajë paksa me kamerën duke i buzëqeshur.
Kapaciteti i stadiumit është 74.500 dhe normalisht që do të jetë plot, ndërsa takimi pritet të fillojë rreth orës 23:00 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/
Back in the Den, it’s not unusual… 🐲 #AJBXNG pic.twitter.com/qYARmHoHWJ
— Anthony Joshua (@anthonyjoshua) March 31, 2018