Telegrafi

Paris Saint-Germain përgatit ofertën për Bernardo Silvan

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva është subjekt i interesimit të Paris Saint-Germain, të cilët kanë përgatitur ofertën për portugezin.

Ylli portugez ka qenë i lidhur me një largim nga klubi anglez gjatë gjithë verës.

Ai ishte i etur për t’u bashkuar me Barcelonën, por gjigantët katalunas nuk kanë qenë në gjendje të largojnë Frenkie de Jong nga klubi.

Lexo po ashtu Nga Ronaldo te Neymar, Silva, De Jong e Broja: Disa nga transferimet e mëdha që mund të ndodhin ende para mbylljes së afatit kalimtar veror

Sipas The Times, PSG po kërkon të fitojë garën dhe të transferojë Silvan, i cili vlerësohet 70 milionë euro dhe parisienët janë gati ta paguajnë shifrën e kërkuar.

Bernardo ka një kontratë me Cityn deri në vitin 2025, që do të thotë se klubi nuk është nën presion për të shitur.

Nuk ka asnjë sugjerim nëse Silva dëshiron t’i bashkohet PSG -së apo nëse ai do të preferonte të qëndronte në City nëse nuk arrin të plotësoj ëndrrën e tij për t’u transferuar te Barcelona. /Telegrafi/