Telegrafi

Paris Saint-Germain i gatshëm të heqë pengesat, Mbappe i qëndron planit

Saga e Kylian Mbappe vazhdon. Pronari i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka deklaruar se Mbappe ose duhet të rinovojë kontratën ose të pranojë një largim këtë verë. Në thelb, të dy palët, së bashku me Real Madridin janë duke pritur për të parë se kush i hap sytë i pari.

Një nga çështjet kryesore që pengonte një marrëveshje mendohej të ishte bonusi i besnikërisë së Mbappes, për shkak se nëse nuk lëviz deri në shtator nga PSG, ai fiton midis 70-90 milionë euro.

Sulmuesi francez nuk mendohet të jetë i gatshëm të heqë dorë nga ai bonus i konsiderueshëm parash edhe për një lëvizje te Real Madridi.

Lexo po ashtu Sulm i ri ndaj Mbappes: Është koha që ai të largohet nga PSG, nuk ka rëndësi se ku

Gazetari francez Max Miotto i ka thënë mediumit Diario AS se PSG do të jetë i gatshëm ta paguajë atë bonus edhe nëse Mbappe largohet.

Kjo u mendua të ishte një nga pengesat kryesore në marrëveshje, e cila mund të hapë rrugën për Mbappen për t’u larguar.

Informacioni i tij është se një marrëveshje mund të bëhet për rreth 250 milionë euro, por me PSG-në duke paguar atë bonus, gjë që do të ulte koston për Los Blancos dhe do të lejojë PSG-në të mburret se ka marrë një tarifë rekord botëror.

Lexo po ashtu Mbappe 'godet' klubin francez, teksa flet për të ardhmen, PSG-në dhe ambicien për Topin e Artë

Miotto gjithashtu vlerëson se kjo mund të bëhet përpara se të dyja palët të shkojnë në turneun e tyre parasezonal, që do të thotë në javën e ardhshme.

Megjithatë, Abdellah Boulma pretendon se Mbappe është ende duke synuar të shlyejë kontratën e tij dhe në mënyrë të pashmangshme të marrë një pjesë të konsiderueshme të atyre 250 milionë eurove për vete verën e ardhshme. Ai gjithashtu pretendon se nuk ka negociata në vazhdim me Real Madridin. /Telegrafi/