Telegrafi

Paris Saint-Germain dhe Juventusi në garë për ta ‘rrëmbyer’ trajnerin Zidane

Zinedine Zidane nuk po planifikon një pushim nga loja pasi dha dorëheqjen në Real Madrid dhe rikthimi i tij në stolin e ndonjë klubi pritet të jetë i menjëhershëm.

U njoftua këtë mëngjes që Zidane po jep dorëheqje si trajner pas një sezoni pa trofe dhe Real Madridi konfirmoi largimin e tij.

Por, trajneri francez thuhet se nuk do të marrë asnjë pushim pas largimit nga Reali dhe do t’i vihet përsëri punës tek ndonjë klub i ri.

Lexo po ashtu Zyrtare: Real Madridi konfirmon largimin e trajnerit Zinedine Zidane

Sipas Miguel Angel Diaz nga mediumit Cope, Zidane i ka thënë skuadrës së Realit që ai priste të ishte trajner i një ekipi tjetër sezonin e ardhshëm.

Zidane ka qenë i lidhur me punën e Andrea Pirlos në Juventus që nga fundi i vitit.

Edhe me Mauricio Pochettinon e pasigurt në PSG, një tentim gjithashtu është gati të bëhet nga drejtuesit e klubit francez për Zizou. /Telegrafi/