Telegrafi

Paris Hilton tregon se i ‘urrente’ fustanet e shoqërueseve të nuses në dasmën e motrës, Nicky Hilton

Paris Hilton nuk ishte tamam e dashuruar me fustanet e shoqërueses në dasmën e motrës së saj.

Në episodin e së enjtes të “Paris in Love”,40-vjeçarja zbuloi se ajo “urrente” fustanet e shoqërueses së nuses, Nicky Hilton Rothschild, që kishte zgjedhur për dasmën e saj të vitit 2015.

“Ne i urrenim fustanet e shoqërueses”, tha ajo në një darkë me familjen dhe miqtë, e cila u filmua ndërsa ajo ende po planifikonte martesën e saj të 11 nëntorit me Carter Reum, 40 vjeç.

“Fustanet e shoqërueses së nuses të Nicky ishin përtej”, vazhdoi ajo. “Thjesht na bënin të kruheshim, nuk ndiheshim rehat. Më pëlqeu ngjyra, ishin të kaltër, por përveç kësaj — brutale”.

Lexo po ashtu Tri ditë dasmë - fustanet që veshi nusja Paris Hilton

Hilton zgjodhi fustanet e shoqërueseve të saj ngjyrë rozë. Ndërsa ajo gjithashtu tha se do të ishte e hapur ndaj rozës neon, sugjerimi u përshëndet me disa “jo” nga tavolina.

Hilton përfundoi duke zgjedhur fustane rozë të zbehtë për ditën e saj të madhe, të dizajnuara nga CEO dhe stilistja e Alice + Olivia, Stacey Bendet, e cila gjithashtu mori pjesë në dasmë. /Telegrafi/