Site icon Telegrafi

“From Paris to Berlin”- paraqitja spektakolare e tifozëve shqiptarë përmes fotove nga stadiumi i Dortmundit

Italia mori tri pikët, por kryefjala e mediave më prestigjioze sportive ndërkombëtare, ishte te festa e tifozëve shqiptarë që ishin në tribunat e stadiumit të Dortmundit.

Mbi 50 mijë tifozë shqiptarë nga të gjitha trevat dhe Diaspora, mbushën shkallët e shkallët e stadiumit të tretë më të madh në këtë Kampionat Evropian që po mbahet në Gjermani.

Që të mos ktheheshin pas festë nga kjo ndeshje e madhe ndaj Italisë, ku Shqipëria pësoi me rezultat 2-1, u përkujdes Nedim Bajrami duke shënuar gol pas vetëm 28 sekondash.

Festa e madhe në tribuna, të cilat ua kemi paraqitur më poshtë me disa foto nga kjo përballje, që ishte e katërta për Shqipërinë në Euro 2024.

Italia shënoi me Alessandro Bastonin dhe Nicolo Barellan për të marr tri pikët e para.

Shqipëria rikthehet në fushë të mërkurën e 19 qershorit për takimin e dytë në grupin B të Euro 2024. Kuqezinjtë do të sfidojnë Kroacinë në “Volksparkstadion”, Hamburg, duke nisur prej orës 15:00.

Stadium me kapacitet 57 mijë tifozë dhe është mundësia e fundit që Shqipëria të kthehet në lojë për tu kualifikuar nga grupi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version