Telegrafi

Paratici: Pogban e duam, për Rabiotin ka shumë skuadra pas tij  

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici nuk e fshehu interesimin e tij për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, ndërsa mohoi një marrëveshje për Adrien Rabiot.

Në konferencën e mediave të prezantimit të Maurizio Sarrit, Paratici u pyet për transferimin e mundshëm të ish-lojtarit të tyre, Pogba.

Paratici gjithashtu u pyet edhe për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Rabiot dhe për të dy dha përgjigje.

Lexo po ashtu Drejtori i Juves, Paratici: Sarri ishte zgjedhja e parë

“Pogba dhe Rabiot janë dy lojtarë të mirë”, ka thënë fillimisht drejtori i Juventusit.

“Pogba është një lojtar i Manchester Unitedit, ai ishte me ne për shumë vite, u rrit këtu dhe e duam, por ai është një lojtar i Manchester Unitedit”.

Lexo po ashtu Nëse Adrien Rabiot kalon te Juve – ai i shtohet listës së pabesueshme të transferimeve falas që i ka marrë Zonja e Vjetër

“Ka shumë klube që e duan Rabiot. Ne jemi në drejtimin e duhur, jo vetëm për të, por ka edhe objektiva tjerë në mendjet tona”.

“Do ta diskutojmë atë me Maurizion dhe do të përpiqemi të gjejmë objektivat e duhura së bashku për ekipin që duam të shohim”, përfundoi Paratici. /Telegrafi/