Telegrafi

Paratici në Londër, vendoset për shumë lojtarë

Fabio Paratici ka udhëtuar për në Londër që të merret me disa nga ofertat për lojtarët e Juventusit.

Në qendër të bisedimeve është Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala, por edhe për shkëmbimi, Joao Cancelo-Danilo.

Tjetër lojtar që mund të shkojë drejt Anglisë është edhe Daniele Rugani i cili ka disa ofera.

Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Matthijas De Ligt dhe Metih Demiral janë katër  mbrojtësit kryesorë në planet e Maurizio Sarrit.

E ardhmja e Daniele Rugani është e pasigurt pasi, përveç Romës në Itali edhe Arsenali kanë interes për të.

Arsenali raportohet se ka kërkuar një huazim dy vjeçar me mundësi blerje për Ruganin, por bardhezinjtë kanë thanë jo.

Në Angli përveç Arsenalit, interesim ka edhe nga Man United dhe Wolves, por me këta të fundit që i prijnë garës. /Telegrafi/