Telegrafi

Paratici flet për transferimin e Ronaldos, gjendjen e Dybalas dhe situatën e Pogbas

Fabio Paratici, Pavel Nedved dhe Andrea Agnelli. (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

Drejtori i sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka folur për lojtarë të klubit si Cristiano Ronaldo e Paulo Dybala, por edhe për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogban.

Paratici është dora e djathtë e drejtorit të përgjithshëm Giuseppe Marotta, ndërsa në një intervistë për RMC Sport, ka folur për disa gjëra rreth lojtarëve.

“Rezultatet e Juventusit nuk janë vetëm në sajë të tregut të transferimeve, por të punës së këtij klubi të madh. Kemi qenë së bashku për shtatë apo tetë vjet dhe ky sezon ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Është shumë herët të thuhet se cilët do të jenë kandidatët e titullit, por besoj që janë të zakonshmit Napoli, Inter dhe Milan”.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Zonja e Vjetër i befasoi të gjithë kur nënshkruan me sulmuesin e Real Madridit,  fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon për më shumë se 100 milionë euro.

“Nuk ishte vetëm një intuitë për mua, por edhe për Pavel Nedvedin, Marottan dhe presidentin Andrea Agnelli. Ardhja e Cristianos ishte e thjeshtë, sepse ai është një kampion i madh si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ishte e gjitha shumë e thjeshtë”.

“Dybala ka treguar gjatë viteve se ai është një lojtar i madh dhe nuk mund ta vlerësoni atë për vetëm një gol. Ai nuk ka harruar papritmas se si të luajë futboll”.

“Vlerësojmë performancat e tij të përgjithshme, mënyrën se si ai vepron me shokët e ekipit dhe në stërvitje”.

Fabio Paratici, krahu i djathtë i Giuseppe Marottas . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

“Është e vështirë të thuhet nëse kjo është skuadra më e fortë e Juventusit që kemi pasur në këtë epokë, pasi kemi pasur gjithmonë lojtarë të mëdhenj si Gigi Buffon, Carlos Tevez, Dani Alves, Arturo Vidal dhe Pogba. Unë do të them që jemi shumë konkurrues”.

Duke folur për Pogba, Paratici tha se ai mbetet lojtar i Manchester Unitedit.

“Ai është një lojtar i Manchester United. Për sa kohë që ai të mbetet një lojtar i Manchester United, është mirë që unë të mos flas për lojtarë në klubet e tjera”, deklaroi ai. /Telegrafi/