Telegrafi

“Paratë janë të mëdha”, Richarlison zbulon qëndrimin e tij për ofertën saudite

Ylli i Tottenham Hotspur, Richarlison ka zbuluar së fundmi qëndrimin e tij mbi një transferim të mundshëm në Superligën e Arabisë Saudite.

Richarlison bëri 31 paraqitje për klubin anglez sezonin e kaluar, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë katër asistime.

Paraqitjet e tij të mira dhe profili i lojtarit bënë që kampioni saudit, Al Hilal të interesohet për transferimin e tij këtë verë.

Megjithatë, Richarlison ka thënë se e ka ndërmend të qëndrojë në Ligën Premier, pavarësisht se ka marrë një ofertë për të luajtur në Arabinë Saudite.

“Ka pasur një ofertë, por ëndrra ime për të luajtur për kombëtaren braziliane dhe në Ligën Premier flet më shumë”, ka thënë fillimisht Richarlison për ESPN Brasil.

“Paratë janë të mëdha, por ëndrrat e mia janë më të mëdha”, përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/