Telegrafi

Parashikohet tabela përfundimtare e Ligës Premier me tri xhiro të mbetura dhe dy vende për Ligën e Kampionëve

Manchester United të hënën mbrëma kishte shansin që të ngjitej në pozitën e tretë në Ligën Premier, po mos të barazonte në shtëpi ndaj Souhamptonit në sekondant e fundit të takimit.

Djajtë e Kuq pranuan golin e barazimit 2-2 në minutën e 96-të, për të qëndruar edhe më tej në vendin e pestë në tabelë.

Ishte një shans i mirë për ta që të kalonin në vendin e tretë, mirëpo vazhduan të jenë me pikë të njëjta me Leicesterin që është në të katërtin dhe një pikë më pak se Chelsea në të tretin.

Por, FiveThirtyEight ka parashikuar se si mund të duket tabela përfundimtare e Ligës Premier.

Sipas tyre, skuadra që drejtohet nga Frank Lampard ka 76% shanse që të luajë në edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, ndërsa gjashtë më pak ka Unitedi.

Aty raportohet se Chelsea dhe skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do të luajnë në garën më të madhe për klube në Evropë, ndërsa Leicesteri do të pozicionohet në vendin e pestë.

Pas tyre do të renditet Wolverhampton Wanderers dhe Sheffield United, ndërsa Tottenhami e Arsenali do të mbetën jashtë garave evropiane. /Telegrafi/