Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se moti në Kosovë gjatë fundjavës do të jetë i qëndrueshëm.
Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.
Ndërsa, të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 .
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
Për të shikuar në detaje motin në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Ballkan, Evropë dhe Botë, kliko këtu. /Telegrafi/