Mot me diell dhe vranësira të shpërndara pritet të mbajë në Kosovë të shtunën.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Ndërkaq të dielën, sipas IHMK-së do të mbajë mot me diell e vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/