Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se edhe të mërkurën do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të borës.
IHK bën të ditur se të enjten parashihet mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell dhe temperaturat do të shënojnë rritje të lehta.
“Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Po ashtu do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/