Telegrafi

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se mbi vendin tonë në dy ditë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell.

IHK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15- 17 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare./Telegrafi/