Telegrafi

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme, ngriten temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se pas këtyre reshjeve të shiut dhe borës, vendi ynë do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike.

IHMK bën të ditur se, nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme.

“Kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Tutje, IHMK njofton se do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare./Telegrafi/