Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditëve në vazhdim temperaturat mbi vendin tonë do të jenë të larta.
Në njoftimin e bërë nga IHMK thuhet se masat e ajrit të cilat janë stacionuar javë më parë mbi Gadishullin e Ballkanit, do të vazhdojnë të mbesin mbi vendin tonë deri me datën 4 shtator, transmeton Telegrafi.
“Edhe pse në disa pjesë të Dukagjinit patë reshje të intensitetit të lartë, temperaturat maksimale nuk shënuan rënie të theksuara, por ato mbetën mbi vlerat e normales për periudhën që jemi, duke regjistruar rekord me temperatura mbi 30 gradë celsius. Muajin korrik që e lamë, ishte muaji më i nxehtë, sa i përket ditëve me temperatura mbi 30 gradë Celsius, por edhe muaji gusht e mbajti konstant, pothuajse gjithë atë valë të nxehtit afrikan. Do të ketë intervale të gjata me diell”, thuhet në njoftimin e bërë nga IHK.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius. Po ashtu do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare./Telegrafi/