Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik, në këtë situate meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s./Telegrafi/
Fotografi ilustruese: