Telegrafi

​Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat maksimale deri 36 gradë Celisus

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes./Telegrafi/