Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 30 gradë Celsius.
Gjithashtu, IHMK njofton se do të fryjë erë në drejtime të ndryshme, e lehtë deri mesatare./Telegrafi/